BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Wang Dinghua kryesoi delegacionin në Argjentinë, Brazil dhe Kosta Rika

发布时间:2023-11-27



Nga 9 deri më 17 nëntor, Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë i BFSU-së, kryesoi një delegacion në Argjentinë, Brazil dhe Kosta Rika. Delegacioni vizitoi Universitetin e Belgranos dhe Universitetin Shtetëror të Hulinghamit në Argjentinë, Qendrën Kërkimore Argjentino-Kineze të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Buenos Aires, Universitetin Federal të Integrimit të Amerikës Latine në Brazil, Institutin Konfuci në Universitetin Katolik de Rio, Universitetin e Arsimit në Distancë të Kosta Rikës dhe Universitetin e Kombeve të Bashkuara për Paqen.

Gjatë vizitës, u arrit nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit, hapja e orientimeve të reja të bashkëpunimit arsimor-kërkimor, zgjerimi i bashkëpunimit në arsimin në distancë dhe mundësitë e praktikës për studentët, duke eksploruar ndërtimin e Instituteve Konfuci dhe koncepte të reja bashkëpunimi.

Me në krye të z.Wang Dinghua, delegacioni vizitoi, gjithashtu, Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Rio, Ambasadën Kineze në Brazil dhe Ambasadën Kineze në Kosta Rika, si dhe zhvilloi bisedime dhe shkëmbime pikëpamjesh me stafin e ambasadës dhe ish-studentët e BFSU-së.

Gjatë vizitës, Wang Dinghua me delegacionin e tij, gjithashtu, zhvilluan bisedim me delegacionin e Televizionit Arsimor Kinez për bashkëpunimin në komunikimin ndërkombëtar shumëgjuhësh, si dhe vizituan pedagogët dhe studentët e grupit kërkimor të Amerikës Latine, të cilët po nin praktikën globale të BFSU-së 2023.



No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC