BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

BFSU organizoi Forumin e Qytetërimit Global

发布时间:2023-09-26


Më 16 shtator 2023, me rastin e 10-vjetorit të Nismës Një Brez, Një Rrugë, Forumi i Qytetërimit Global i organizuar nga BFSU u mbajt në mënyrë solemne Pallatin Sportiv të oborrit lindor. Me temën Komunikimi i Qytetërimeve Globale dhe Rritja e Mirëkuptimit Ndërkombëtar, forumi mbron forcimin e shkëmbimeve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të qytetërimeve, duke praktikuar në mënyrë aktive iniciativat e qytetërimit global, për ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit. Më shumë se 600 njerëz morën pjesë në forum, duke përfshirë përfaqësues nga institucione qeveritare, universitete vendase dhe të huaja, ekspertë dhe studiues në fusha të afërta, si dhe përfaqësues të pedagogëve dhe studentëve të BFSU-së.

Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë i BFSU-, mbajti fjalimin e titulluar Misioni dhe angazhimi i universiteteve në praktikën e qytetërimit global. Guo Yezhou, zëvendësministër i Departamentit të Ndërlidhjeve me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Zhang Weiwu, zëvendësguvernator i Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës, Irina Bokova, ish-drejtore e përgjithshme e UNESCO-s dhe Malakolle Managai Bhattemalal, rektor i Universitetit Sri Jayewardena, mbajtën fjalimet përkatëse.

Në këtë forum u mbajt edhe ceremonia e publikimit të veprave mbi Studimin e Kulturës dhe Arsimit vendeve të nismës Një Brez, Një Rrugë duke nisur kështu zyrtarisht Projektin e Platformës Globale të Shërbimit Gjuhësor dhe publikoi indeksin e kontributit ndërkombëtar të mirëkuptimit, me qëllim që të tregojë më së miri misionin dhe përgjegjësinë e BFSU-sëEpokën e Re.

Rektor i BFSU-së, Yang Dan mbajti një fjalim kryesor me temën Nxitja e shkëmbimit të qytetërimeve dhe rritja e mirëkuptimit ndërkombëtar. Ismail Debesch, president i Shoqatës së Miqësisë Algjeri-Kinë, Chari Manigoson, president ekzekutiv i Universitetit Mbretëror Chiang Mai, An Lezhe, president i Federatës Botërore për Studimin kulturor të Konfucianizmit dhe profesor vizitues i BFSU-së, Timothy Winter, profesor i Universitetit Shtetëror të Singaporit dhe Zhang Longxi, anëtar i huaj i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Akademisë Mbretërore Suedeze të Letërsisë, Historisë dhe Arkeologjisë, mbajtën fjalimet e tyre përkatëse me temën si Fokusimi në dialogun kino-algjerian dhe diskutimi i dialogut të qytetërimeve dhe e ardhmja e botës, Qytetërimi global dhe mirëkuptimi ndërkombëtar, Dialogu i qytetërimeve si një kornizë e re për pjesëmarrje në një rend të mundshëm global, E ardhmja e qytetërimeve dhe iniciativa Një brez, Një rrugë’” si dhe Mënyrat e dialogut dhe bashkëjetesës.

Nën-forumet u fokusuan tek tema kryesore si Një komunitet me fate të përbashkëta: sfidat dhe e ardhmja, Gjuha dhe qytetërimi njerëzor, Komunikimi ndërkombëtar dhe mirëkuptimi ndërkulturor, Barazia në arsim dhe e ardhmja e botës dhe tema të tjera. Studiuesit pjesëmarrës nga brenda dhe jashtë vendit zhvilluan shkëmbime dhe diskutime të thella rreth temave përkatëse.



No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC