BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

BFSU organizoi ceremoninë e nisjes së projektit të praktikës së jashtme të studentëve me titull "Civilizimi Global dhe Përgjegjësia e Rinisë" 2023.

发布时间:2023-07-26

Në datën 30 qershor, Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit organizoi ceremoninë e nisjes për vitin 2023 të projektit të praktikës së jashtme studentëve. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Zyra Qendrore e Civilizimit, Këshilli i Pionierëve dhe Të Rinjve, Korporata Kineze e Ndërtimit të Infrastrukturës së Hekurudhës, Korporata Kineze e Trafikut, Grupi Fuhua International, Banka e Kinës, Alibaba Group, JD Group, China Daily, Agjencia e Lajmeve Xinhua, Portali i Popullit.


Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë mbajti një fjalim me temën "Përjetoni misionin global, shfaqni imazhin e Kinës". Wang Jianbin, pedagog udhëheqës i projektit "Njohuria e Gjermanisë për 'Një Brez, Një Rrugë'", Nin Qiang, udhëheqës i misionit të kërkimit mbi Artet dhe Kulturat Etnike të Shumëllojshme të Vendeve përgjatë Brezit dhe Rrugës, Ling Fu, anëtar i programit të studimit akademik Në pyllin e thuprës, si dhe anëtarë të tjerë mbajtën fjalime përkatëse.

Yang Dan shpalli zyrtarisht se trupat e praktikës së jashtme për vitin 2023 janë zyrtarisht në nisje, dhe mysafirët në këtë ceremoni ndanë flamujt për udhëheqësit e 43 trupave të praktikës së jashtme të BFSU-së.

Projekti "Civilizimi Global dhe Përgjegjësia e Rinisë" është projekti i parë i universiteteve në Kinë me temën e udhëtimit jashtë për praktikë. Për herë të parë, pedagogët nga të gjitha degët kanë aplikuar vetë dhe ky aplikim ka qenë i hapur për të gjithë studentët në universitet për projektin e praktikës së jashtme. Për vitin 2023, BFSU-ja do të dërgojë më shumë se 500 pedagogë dhe studentë, duke i ndarë në 43 grupe, për të bërë praktikë në pesë kontinente botës.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC