BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Delegacioni i kryesuar nga Wang Dinghua, Sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së, vizitoi Belgjikën, Hungarinë dhe Spanjën

发布时间:2023-06-15


Nga data 21 deri më 30 maj, Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së, kryesoi një delegacion për të vizituar Belgjikën, Hungarinë dhe Spanjën.

Gjatë qëndrimit në Belgjikë, ai vizitoi Shoqatën Belgo-Kineze, Institutin Konfuci në Bruksel, dhe vëzhgoi klasën e gjuhës kineze të Institutit Konfuci për të zgjeruar drejtime të reja bashkëpunimi. Ai vizitoi Universitetin e Liezhit dhe Institutin Konfuci në Liezh, duke nënshkruar marrëveshje për shkëmbimet e studentëve. Wang vizitoi gjithashtu Departamentin e Interpretimit të Bashkimit Evropian për të diskutuar projektin e bashkëpunimit midis Shkollës së Përkthimit dhe Interpretimit të BFSU-së dhe Departamentit të Interpretimit të BE-së.

Gjatë udhëtimit të tyre në Hungari, Wang vizitoi Universitetin Eotvs Lorand, Institutin Konfuci dhe pikë mësimi të tij, gjimnazin Trefort Agoston Gyakorlo, ku u nënshkruan marrëveshje partneriteti, bashkëpunimi dhe për shkëmbimin e studentëve. Wang mësoi rreth aktiviteteve të 100-vjetorit të themelimit të Fakultetit Kinez të Universitetit Lorand, duke diskutuar më tej për projekte bashkëpunimi. Gjatë vizitës në Hungari, delegacioni vizitoi edhe Akademinë e Shkencave të Hungarisë për të eksploruar mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë vizitës në Spanjë, Wang vizitoi Universitetin e Barcelonës dhe Institutin Konfuci pranë saj për të diskutuar për projekte të përbashkëta kërkimore rajonale.

Gjatë kësaj vizite në tre shtete, Wang bashkë me delegacionin e tij vizitoi edhe ambasadat dhe konsullatat kineze në Belgjikë, Hungari dhe Spanjë, si dhe misionet kineze në Bashkimin Evropian, ku u mbajtën diskutime me diplomatë të këtyre institucioneve. Njëkohësisht, ata vizituan edhe Institutet Konfuci të ndërtuara nga BFSU në këto shtete, duke biseduar me drejtorët kinezë të Instituteve, pedagogët kinezë dhe vullnetarët e dërguar nga qeveria kineze.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC