BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

“Forumi i Zhvillimit të Tibetit të Kinës 2023” u mbajt me një organizim të përbashkët me BFSU-në

发布时间:2023-06-01

Më 23 maj, në Qendrën e Konferencave të Pekinit u mbajt “Forumi i Zhvillimit të Tibetit të Kinës 2023”. Tema e forumit është “Epoka e re, Tibeti i ri, rrugëtimi i ri—Një kapitull i ri për zhvillimin e Tibetit me cilësi të lartë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Forumi organizohet nga Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës dhe Qeveria Popullore e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës, me një organizim të përbashkët me BFSU-në.


Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së dhe disa ekspertë të huaj morën pjesë në këtë forum. Gjithashtu, në këtë forum morën pjesë të dërguar të huaj diplomatikë në Kinë nga 36 vende dhe rajone, drejtues të organizatave të huaja mediatike në Kinë, ekspertë të huaj nga institutet hulumtuese universitare, studentë të huaj që studiojnë në Kinë, artistë të huaj në Kinë, përfaqësues të kompanive të huaja dhe organizatave të palëve të treta, si dhe ekspertë dhe studiues të njohur kinezë, kuadro të rajonit tibetian, sipërmarrës, punonjës të nivelit bazë, etj.

Në forumin kryesor, Yang Dan mbajti fjalimin me temën “Zhvillimi i ekonomisë së rrafshnaltës me cilësi të lartë dhe begatia e përbashkët”. Duke kombinuar përvojën e tij të punës dhe vëzhgimet e tij ekonomiko-shoqëror në Tibet, Yang Dan prezantoi arritjet e Tibetit në zhvillimin ekonomik të rrafshnaltës. Bazuar në fenomenet ekonomike në rajonin e rrafshnaltës dhe mjedisin e tij të veçantë gjeografik, ai parashtroi “Teorinë e Zhvillimit Ekonomik të Rrafshnaltës” për të ofruar sugjerime shkencore për begatinë e përbashkët të Tibetit.

Forumi ndahet në pesë nën-forume dhe nën-forumi “Zhvillimi i ekonomisë së rrafshnaltës me cilësi të lartë dhe begatia e përbashkët” u organizua nga Instituti për Studime të Avancuara në Qeverisjen Rajonale dhe Globale i BFSU-së.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC