BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Drejtuesit e BFSU morën pjesë në "Konferencën Botërore të Edukimit Digjital" dhe pedagogët e universitetit ofruan shërbime përkthimi me cilësi të lartë

发布时间:2023-02-27

Nga data 13 deri më 14 shkurt, u mbajt në Pekin Konferenca Botërore e Edukimit Digjital. Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë i BFSU, ishte i ftuar të merrte pjesë në konferencë. Gjithashtu, në konferencë mori pjesë Tang Jinlan, dekane e Shkollës së Edukimit në Rrjet dhe nënkryetare e Laboratorit Kryesor të Inteligjencës Artificiale dhe Gjuhës Njerëzore. Pedagogët e shkëlqyer nga shkollat e ndryshme, si: Shkolla e Interpretimit, Shkolla e Anglishtes, Shkolla e Frëngjishtes, etj., ndërmorën punët e interpretimit njëkohshëm shumëgjuhësh konferencës dhe forumeve paralele dhe përkthimin e dokumenteve të ndryshme.  Tema e Konferencës së këtij viti ishte "Reforma Digjitale dhe E Ardhmja e Edukimit" dhe në konferencë morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 130 vende dhe rajone. Ceremonia e hapjes u kryesua nga Huai Jinpeng, Ministër i Arsimit dhe Sun Chunlan, Zëvendëskryeministre e Këshillit të Shtetit, e cila mbajti fjalim.


    Chris Hipkins, Kryeministri i Zelandës së Re, Sara Duterte, Zëvendëspresidentja e Filipineve dhe Ministri i Arsimit, Guy Parmelin, Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Ministri Federal i Ekonomisë, Arsimit dhe Kërkimit, Audrey Azoulay, Drejtorja e Përgjithshëm i UNESCO-s dhe Leonardo Garnier, Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Samitin etj. mbajtën fjalime përkatëse online.

   Gjatë gjithë konferencës, ekipi i përbërë nga pedagogët e shkollave përkatëse të Universitetit përgjigjen për përkthimin anglisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht dhe arabisht, të pajisur me nivelin e lartë të përkthimit dhe profesionalizmin e tyre, fituan vlerësimin e të gjithëve, si të organizatorit nga Ministria e Arsimit dhe mysafirëve të ftuar jashtë dhe brenda vendit, dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbarëvajtjen e konferencës.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC