BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet BFSU dhe Universitetit Shtetëror Magtymguly të Turkmenistanit përfshihet në listën e arritjeve të vizitës së presidentit turkmenistan në Kinë

发布时间:2023-01-19

Nga data 5 deri më 6 janar 2023, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti i Turkmenistanit Sherdar Berdymukhammedov bëri një vizitë shtetërore në Kinë. Si rezultat i bashkëpunimit në fushën e arsimit, memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit Shtetëror Magtymguly të Turkmenistanit dhe BFSU është përfshirë në listën e arritjeve të vizitës së presidentit në Kinë.


Në datën 6, Yang Dan, rektori dhe zëvendëssekretari i Komitetit të Partisë së BFSU, nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit midis dy universiteteve me B.M Orazdurdeyeva, rektorin e Universitetit Shtetëror Magtymguly të Turkmenistanit. Sot përkon me 31-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Turkmenistanit dhe është gjithashtu vizita e parë e presidentit Berdymukhammedov në Kinë pas marrjes së detyrës në mars 2022.

BFSU është aktualisht i vetmi universitet në Kinë ku jepet programi i gjuhës turkmene. Në shtator të vitit 2018, BFSU për herë të parë rekrutoi studentë për gjuhën ruse duke marrë leksione të gjuhës turkmene. Grupi i parë i të diplomuarve në qershor të vitit 2022 shërbeu në fushat e diplomacisë, tregtisë dhe shkëmbimeve kulturore. Në korrik të vitit 2022, BFSU zgjodhi grupin e parë të studentëve pasuniversitarë për gjuhën turkmene përmes Projektit Trajnimit të Mësuesve të Gjuhëve të Pakpërdorura (Raundi 4) dhe ata do të shkojnë në Turkmanistan sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë një diplomë masteri.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC