BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Hapet në BFSU Forumi i 10-të i Përkthimit Azi-Paqësor

发布时间:2022-07-10

Më 25 qershor, u hap Forumi i 10-të i Përkthimit Azi-Paqësor, i organizuar bashkërisht nga Unioni Ndërkombëtar i Përkthyesve, Shoqata Kineze e Përkthimit dhe BFSU.

Du Zhanyuan, president i Shoqatës Kineze të Përkthimit dhe drejtor i Byrosë së Gjuhëve të Huaja në Kinë, Yang Dan, president dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së, Alison Rodriguez, presidente e Unionit Ndërkombëtar të Përkthyesve dhe Bart Defrancq, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kolegjeve të Përkthimit morën pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajtën fjalimet. Tema e këtij forumi ishte “Bashkëpunimi në botën e përkthimit: Epokë e re, Ndryshim i ri, Model i ri". Gati 300 përfaqësues të industrisë së përkthimit nga 35 vende dhe rajone anembanë botës morën pjesë në konferencë, online dhe offline.




No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC