BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

BFSU mbajti ceremoninë e nisjes së vullnetarëve të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022

发布时间:2022-01-26

Më 18 janar, BFSU mbajti ceremoninë e nisjes së vullnetarëve për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe ceremoninë e nisjes së ngjarjes së Qendrës së Thirrjeve Shumëgjuhëshe. Në ceremoni morën pjesë Wan Xuejun, zëvendësministër i Departamentit të Ndërlidhjes Ndërkombëtare të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Pekinit, Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë, Yang Dan, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë dhe President, Su Dapeng, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë dhe Ding Hao, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Partisë dhe nënkryetar.

Më shumë se 900 vullnetarë profesionistë do të dërgohen për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore. Wang Dinghua, në emër të shkollës, i dha flamurin Ekipit Vullnetar Olimpik Dimëror të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, duke shënuar se puna  e vullnetarëve të BFSU në Lojrat Olimpike është në stad konkurimi.

Me afrimin e Lojërave Olimpike Dimërore, Qendra e Thirrjeve Shumëgjuhëshe e Pekinit do të ofrojë shërbime përkthimi në 21 gjuhë për Lojërat Olimpike. Yang Dan, Wan Xuejun dhe përfaqësues vullnetarë nga radhët e mësuesve dhe studentëve filluan së bashku shërbimin e Qendrës së Thirrjeve Shumëgjuhëshe.

Wan Xuejun shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mësuesit dhe studentët që kanë shërbyer në Lojërat Olimpike Dimërore dhe parashtroi dy kërkesa për ata: që të përmbushin me përgjegjësi misionin e tyre dhe të nxjerrin në pah avantazhet e tyre profesionale. Su Dapeng shprehu tre shpresa për vullnetarët: së pari,të trashëgojnë frymën e vullnetarizmit dhe të tregojnë përgjegjësi; së dyti, të respektojnë rreptësisht disiplinën e punës dhe të pasqyrojnë ndjenjat e atdheut; së treti, të tregojnë mirë historinë kineze dhe të tregojnë një vizion global. Ding Hao shpërndau furnizime për përfaqësuesit vullnetarë në emër të shkollës.

Guan Bo, përfaqësuesi i mësuesve vullnetarë, Ye Yu Xiaoyu, përfaqësuesi i vullnetarëve në ciklin e mbyllur dhe përfaqësuesit e prindërve vullnetarë shprehën ndjenjat dhe bekimet e tyre përkatësisht me fjalime dhe video.

     

 


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC