BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Olimpiada Dimërore e Pekinit, “Olimpiadë e Gjelbër”

发布时间:2022-02-10


Më 9 shkurt, Gazeta e Përditshme Ekonomike raporton se, në konferencën e shtypit të mbajtur në të njëjtën ditë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ i Olimpiadës Dimërore të Pekinit, Li Sen, drejtor i Zyrës së Planifikimit të Përgjithshëm të Komitetit Organizativ të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, dha dy fjalë kyçe për përgatitjet e tyre të suksesshme në këtë olimpiadë: “menaxhim me karbon të ulët” dhe “mbrojtje ekologjike”, sa i përket “Olimpiadës së Gjelbër”.

Në këtë olimpiadë janë ripërdorur gjithsej gjashtë stadiume të pjesës së konkursit ose jo gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit 2008. Ndërkohë, energjia e pastër e Zhangjiakout ruhet për t’u furnizuar pandërprerë përmes “autostradës së energjisë së gjelbër” drejt zonave të garave në Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou, kështu që të gjitha studiumet konsumojnë rregullisht energji të gjelbër qind për qind. “Gjatë më shumë se gjashtë viteve me radhë, ne kemi reduktuar në maksimum emetimet e karbonit, duke marrë masa të ndryshme si ruajtja e karbonit nëpër pyje, dhurimi i ndërmarrjeve etj., për të siguruar neutralizimin e karbonit të Lojërave Olimpike Dimërore”, tha Li Sen.

Në oplimpiadë, zona e garave në Yanqing përbën një pjesë të zhvillimit të sporteve mbi dëborë. Kjo zonë është relativisht e pasur me burime ekologjike. Në ndërtimin e kësaj zone, janë marrë tre lloje masash për të mbrojtur bimët sipas rritjes së tyre, si ndenjja në vend, qëndrimi afër dhe lëvizja larg. Për më tepër, kjo zonë e ka bërë mirë restaurimin ekologjik, pasi është hequr shtresa e sipërme e dheut. Gjithsej 81,000 metra kubë nga faqja e dheut janë shfrytëzuar në restaurimin ekologjik, zbukurimin e mjedisit dhe projekte të tjera brenda zonës.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC