BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Hapet kampi veror rus “Kulturë e bukur” në BFSU

发布时间:2022-08-20

Më 1 gusht, u hap kampi veror online rus "Kulturë e bukur" në BFSU. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Inala Gushinova, nënkryetare e Universitetit Kombëtar të Gjuhëve të Moskës dhe Jia Wenjian, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë dhe zëvendëspresident i Universitetit.

I financuar nga Qendra e Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit të Gjuhëve të Huaja Kineze e Ministrisë së Arsimit, sponsorizuar nga Zyra e Punës e Institutit Konfuci dhe organizuar nga Shtypi i Mësimdhënies dhe Kërkimit të Gjuhëve të Huaja (ITFE), ky kamp veror shërben si një projekt i shkëmbimit kulturor i planifikuar nga Zyra e Punës e Institutit Konfuci posaçërisht për dashamirët rusë ndaj kinezishtes. Kampi veror 8-ditor fokusohet në mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze. Bazuar në nivelin e gjuhës kineze dhe interesave të kampistëve rusë, ka kurse praktike të mësimit të gjuhës kineze, kurse të zgjeruara dhe një sërë leksionesh kulturore. Në kamp morën pjesë gjithsej 207 nxënës nga 31 qytete ruse nga më shumë se 60 shkolla.

Në verën e vitit 2022, Zyra e institutit Konfuci të universitetit do të vazhdojë t’i japë rëndësi avantazheve të shumëgjuhësisë, duke mbajtur 10 projekte online të shkëmbimit kulturor "Ura kineze", si dhe duke përfshirë 6 kampe për dashamirësit e kinezishtes nga Rusia, Vietnami, Malajzia, vendet dhe rajonet frënge dhe arabe. Gjithashtu mbahen edhe katër kampe verore për dashamirësit global. Kampi veror ka tema të pasura, të tilla si: “Përshtypja kineze", "Takim me Kinën", "Kulturë e bukur", "Sharmi i personazheve kinezë", "Ushqimi kinez" etj. Deri më tani, numri i aplikantëve për 10 kampet verore ka kaluar mbi 1000 dhe janë hapur 5 kampe verore.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC