BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Zhvillohet Simpoziumi i Parë Kombëtar i Kërkimit të Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja & Mbledhja Përgatitore e Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja

发布时间:2022-12-07

Nga data 26 deri më 27 nëntor, u mbajt Simpoziumi i Parë Kombëtar i Kërkimit të Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja dhe Mbledhja Përgatitore e Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja. Tema e simpoziumit ishte "Kërkim mbi materialet mësimore të gjuhëve të huaja: Perspektivat globale dhe inovacionet lokale", dhe rreth 10,000 ekspertë dhe studiues në fushën mësimore të gjuhëve të huaja u mblodhën online duke diskutuar drejtimet dhe medotat kërkimore teksteve mësimore të gjuhëve të huaja në epokën e re, për të ndihmuar ndërtimin dhe inovacionin e tyre me karakteristika kineze. Chen Mao, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Materialeve Mësimore pranë Ministrisë së Arsimit; Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU dhe Luo Xuemin, president i Istitutit Kinez për Studime Krahasuese të Gjuhës Angleze dhe Kineze morën pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila u kryesua nga Sun Youzhong, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU.


Simpoziumi përbëhet nga tre sesione: ligjëratat kryesore, seminaret e ndara dhe prezantimet në grup. Ekspertë dhe studiues nga brenda dhe jashtë vendit shpalosën njohuritë e tyre mbi hartimin, përdorimin dhe vlerësimin e teksteve mësimore të gjuhëve të huaja në shkolla (profesionale) dhe universitete. Studiuesit gjithashtu shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me përmbajtjen kulturore ideologjike dhe politike të teksteve mësimore; përfshirjen e seri “Të kuptojmë Kinën Bashkëkohore” në klasë; hartimin e teksteve mësimore të gjuhëve të huaja; zhvillimin e karierës së mësuesve etj.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC