BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Mbahet në BFSU takimi inagurues i "Komunitetit të Studimeve Rajonale të Kinës"

发布时间:2022-11-10

  Më 23 tetor 2022, takimi inagurues i "Komunitetit të Studimeve Rajonale të Kinës" u mbajt në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit.


Studimet Rajonale është një nga ndërdisiplinat e nivelit të parë sapo ka krijuar Kina. BFSU, së bashku me disa universitete në të gjithë Kinën, ka marrë iniciativën për të krijuar "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës", në mënyrë që të promovohet ndërtimi dhe zhvillimi i disiplinës së studimeve rajonale, të ndërtohen sistemet tona të veçanta, të kërkohet formimi i talenteve për studimet rajonale dhe qeverisjen globale, si dhe të rritet aftësia e tyre në dobi të shtetit dhe shoqërisë.

  Pjesë e takimit online ishin Yu Hongjun, ish-zëvendësministër i Departamentit të Ndërlidhjes Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të CPC, Liu Wei, ish-rektor i Universitetit Renmin të Kinës, Tan Fangzheng, zëvendësdrejtor i Drejtori së Shkencave Sociale pranë Ministrisë së Arsimit, Jia Peng, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Arsimit, Wang Dinghua, kryetar i Partisë i BFSU, Yang Dan, rektor i BFSU, Jia Wenjian dhe Zhao Gang, zëvendësrektorë të BFSU. Morën pjesë edhe drejtues dhe kolegë akademikë nga më shumë se 30 universitete, duke përfshirë Universitetin e Pekinit, Universitetin Tsinghua, Universitetin Fudan, Universitetin Ndërkombëtar të Biznesit dhe Ekonomisë, Universitetin e Shkencave Politike dhe Drejtësisë të Kinës, Akademinë e Shkencave Sociale të Kinës, Universitetin Normal Verilindor, Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare Sichuan, dhe Universitetin Xinjiang.

  Yu Hongjun, Liu Wei, Tan Fangzheng, Jia Peng, Wang Dinghua dhe Yang Dan së bashku bënë përurimin për "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës". Prof. Li Youwen, zëvendësdekane e Institutit për Studime të Avancuara të Qeverisjes Rajonale dhe Globale të BFSU, lexoi propozimin për "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës". Ky takim u mbajt nga rektori Yang Dan.

     Gjatë diskutimit mbi ndërtimin e studimeve rajonale që u kryesua nga Jia Wenjian, drejtues të universiteteve dhe studiues shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi ndërtimin e kësaj disipline. Yang Dan mbajti fjalimin kryesor të titulluar Përdorimi i Komunitetit për t’i bërë ballë sfidave të zhvillimit të Studimeve Rajonale”.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC