BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Hapet klasa ndërkombëtare e mësuesve të Konfucianizmit dhe Kulturës Kineze të vitit 2022

发布时间:2022-08-09

    Më 18 korrik, u mbajt ceremonia e hapjes së "Klasës së Mësuesve të Konfucianizmit Ndërkombëtar dhe Kulturës Kineze" 2022, e cila u organizua bashkërisht nga BFSU dhe Federata Ndërkombëtare e Konfucianizmit.

    Në ceremoni morën pjesë Zhang Xuezhi, nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Konfucianizmit, Zhao Gang, anëtar i Komitetit të Përhershëm dhe zëvendëspresident i BFSU-së.

    Gjithashtu, morën pjesë ekspertë dhe studiues të huaj, si An Lezhe, kryeekspert i huaj i Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar, nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Konfucianizmit dhe Filozofëve me Famë Botërore Kineze dhe Perëndimore, si dhe studentë të kësaj klase.

Klasa zgjati për 13 ditë, ku mësimi u mbajt online në gjuhën kineze dhe angleze. Mësimi u ndoq nga më shumë se 160 studentë nga universitete të ndryshme të 24 vendeve, si: Maroku, Pakistani, Zvicra, Kina, Egjipti, India, Britania, Irlanda, Uruguai, Afganistani, Australia, Rusia, Argjentina, Azerbajxhani, Venezuela, Amerika, Lituania, Irani, Shqipëria, Kazakistani, Ekuadori, Peruja, Brazili dhe Turqia.



No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC