BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Më e bukura kartëvizitë në Fshatin Olimpik: Vullnetarët përjetojnë Olimpiadën bashkë me delegacionet e vendeve të ndryshme

发布时间:2022-02-12


Më 10 shkurt, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit raporton në faqen e tij zyrtare disa momente të bukura të vullnetarëve në këtë olimpiadë.

Gao Xiaofan, një prej mëse 900 vullnetarësh nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit, po shërben si asistente e delegacionit të Ukrainës në Fshatin Olimpik. Në ditën e parë të Vitit të Ri Kinez, kur ajo mbaroi punën, ishte ora 6 e mëngjesit. Po atë ditë ishte ditëlindja e saj, si dhe një ndër ditët e zakonshme për të si vullnetare. Çdo ditë për në rrugën drejt Fshatit Olimpik i pëlqen të ulet në ndenjësen pranë dritares, duke shijuar procesin kur lind dielli dhe zbardhet dita dalëngadalë. Këto ditë vullnetarët kishin shumë punë për të bërë dhe pothuajse nuk pushuan fare, por kjo tashmë është bërë normale për ta.

31 janari shënoi pragun e Vitit të Ri Kinez, kohë kur kinezët bashkohen me familjarët e tyre. Shumica e vullnetarëve ishin akomapunë, por shpesh ambienti i ngrohtë i krijuar përreth u jepte kënaqësi. Vullnetarja Che Jiayi, asistente e delegacionit të SHBA-së, rrëfen se gjatë rrugës për në stadiumin ku bëhet stërvitje, një lojtar hokeji mbi akull i kishte thënë: Më vjen keq që nuk mund të jesh pranë familjes për të festuar, por jam i sigurt se familjarët ndihen krenar për ty. Duke kujtuar këtë moment, ajo rrëfen se tashmë miqësia që është krijuar ndërmjet tyre i ka kaluar kufijtë e ndryshimeve ndërmjet kombësive.Ne të gjithë jemi të barabartë dhe ndiejmë respekt për njëri-tjetrin. Si kolegë, ne punojmë për të njëjtin qëllim. Ëndrroj të punoj në një ambient të tillë, pa epërsi dhe pa stres”, vazhdoi ajo.

Zou Guanglin, asistent i delegacionit të Japonisë gjithashtu ka pasur këtë ndjesi. Shikimi i ndeshjeve, bërja e shakave, si dhe zgjidhja e problemeve bashkë me vullnetarët e tjerë, e kanë bërë të kuptojë rëndësinë e fjalës “ekip”.


Më 4 shkurt 2022, në orën 20 kur filloi ceremonia e hapjes së Olimpiadës Dimërore të Pekinit, asnjëri prej tyre nuk ishte duke parë fishekzjarret mbi Stadiumin Kombëtar “Foleja e Zogut”. Atë ditë ata duhet të shoqëronin delegacionet për në shkallët e stadiumit. Ajo ishte detyra e tyre më e rëndësishme. “Unë po përjetoj historinë, jam një pjesë e historisë”, tha Zou Guanglin.


Për vullnetarët, Opimpiada është jo vetëm punë, por edhe përmirësim. Ata zbuluan se, vetëm pas një muaji bashkëpunimi me këtë ekip, mendojnë se kanë fituar aftësitë më të gjithanshme për të hyrë në shoqëri”, më shumë se në kohën kur ishin universitet. Kjo për shkak se, gjatë Olimpiadës, delegacionet e ndryshme që ata u shërbejnë janë mësuesi dhe miku i tyre më i mirë.



No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC