BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

“Ski, baba”: pishtarja kryesore Dinigeer rrëshqet nga “origjina e skive njerëzore” në Lojërat Olimpike Dimërore

发布时间:2022-02-08

Gazeta Tianshan Net-Xinjiang Daily” në datën 6 shkurt njofton se, në orën 15:45 të datës 5 shkurt, Dinigeer Yilamujiang dhe shoqja e saj në ekipin kombëtar Bayani Garin shkelën në fushën e skive të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, për herë të parë janë mirëpritur skiatorë nga Altay, Xinjiang, Kinë, “origjina e skive njerëzore”.


Në mbrëmjen e datës 4, Dinigeer, si një nga pishtarët kryesorë, me ëndrrën e babait të saj Yilamujiang Mulaji, doli më në fund në garën ndërkombëtare të nivelit më të lartë. Një version kinez i historisë së “Ski, baba” po vihet në skenë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

“Jam shumë i lumtur, shumë i mallëgjuar, vajza ime ka përmbushur të gjitha ëndrrat e mia”, tha Yilamujiang. Dinigeer, 20 vjeçe, është një vajzë ujgure e lindur në rajonin Altay të Xinjiangut, në skajin veriperëndimor të Kinës. Babai i saj, Yilamujiang, është një skiator ndërvendas në pension. Dinigeer ka bërë ski me të atin që kur ishte 8 vjeçe.

Në qytetin e Dinigeerit, në shpellën Dundeblak të Altay ka një pikturë shkëmbore të ruajtur mirë, në të cilën paraqitet qartë skena e paraardhësve të malit Altay që ecnin në dëborë dhe bënin ski me një shkop për gjueti. Sipas ekspertëve arkeologjikë, kjo pikturë ka një histori prej të paktën 12,000 vjetësh dhe është gjurma më e hershme e skijimit në historinë njerëzore.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC