BEIJING FOREIGN

STUDIES UNIVERSITY

Zhvillohet festa e 80-vjetorit të themelimit të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit

发布时间:2021-10-20


Më datë 26 shtator, u zhvillua festa e 80-vjetorit të themelimit të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Presidenti i Kinës Xi Jinping u shkroi letër profesorëve të vjetër të universitetit. Ai u uroi 80-vjetorin e universitetit duke përshëndetur gjithë punonjësit, studentët dhe ish studentët në mënyrën më të ngrohtë.

    


    Zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit të Kinës, z. Zhong Deng Hua në fjalimin e tij u shpreh se qysh nga themelimi para 80 vjetëve, universiteti ka përgatitur një numër të madh njerëzish të talentuar me cilësi të lartë në fushën gjuhësore, diplomatike, ekonomiko- tregtare dhe në fushën e arsimit të gjuhëve të huaja. Ai shpresoi që universiteti të zbatojë në mënyrë të gjithanshme detyrën themelore të kultivimit të njerëzve, duke bërë çmos që të kultivojë më shumë talente të ndërthurur me ndjenjat kombëtare, me vizione globale dhe me aftësi profesionale. Ai shpresoi gjithashtu që nga ana e universitetit të forcohet plotësisht edhe ndërtimi i stafit mësimdhënës, t’u japë profesorëve të vjetër rolin më kryesor, duke u bërë drejtues në rrugën e rritjes së studentëve.

Zv. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, z. Movses Abelian i dërgoi letrër urimi duke kujtuar historinë e bashkëpunimit të ngushtë midis universitetit dhe OKB-së. Ai shpresoi që universiteti të vazhdojë të japë kontribute në përgatitjen e studentëve me cilësi të lartë.



Sekretari i parë i partisë së universitetit, z.Wang Ding Hua shprehu mirënjohjen më të lartë në emër të universitetit për të gjithë njerëzit e qarqeve të ndryshme që kujdesen për zhvillimin e universitetit. Ai u shpreh se për 80 vjet, BFSU-ja ka qëndruar gjithmonë në pragun më të lartë të zhvillimit të arsimit të gjuhëve të huaja, si dhe në pragun më të lartë të shkëmbimit të qytetërimeve botërore, duke marrë pjesë dhe shtyrë procesin e lavdishëm të kombit kinez drejtuar botës. Wang theksoi se viti 2021 është viti i fillimit që vendi ynë të nisë një rrugëtim të ri të ndërtimit të një vendi modern socialist në mënyrë të gjithanshme dhe të marshojë drejt qëllimit të dytë të 100- vjetorit. Ne duhet ta marrim këtë festë 80-vjetori si një pikënisje të re dhe të japim kontribute të reja më të mëdha për të promovuar Kinën që të duket më mirë në botë dhe bota ta kuptojë më mirë Kinën.



Rektori i BFSU-së, z. Yang Dan në fjalimin e tij, kujtoi historinë e universitetit duke parashikuar të ardhmen e tij. Ai u shpreh se BFSU-ja është pionere, kontribuese dhe udhëheqëse në arsimin e lartë të gjuhëve të huaja në Kinë. Në çdo ngjarje të rëndësishme dhe aktivitet ndërkombëtar diplomatik, asnjëherë nuk mungoi BFSU. Kështu që universiteti ka dhënë kontribut të madh për njohjen e Kinës ndaj botës së larmishme dhe njohjen e botës ndaj zhvillimit të Kinës. Rektori theksoi se, duke ndenjur mbi pikënisjen e re historike, BFSU-ja do të bëhet një universitet gjithpërfshirës ndërkombëtar duke i vënë fokusin karakteristikës së saj dhe nivelit të lartë, si dhe të përpiqet të bëhet eksploruese në fushën e inteligjencës gjuhësore globale, praktikante në reformën e arsimit gjuhësor, udhëheqëse në zhvillimin e universiteteve gjuhësore të botës.

Rektori i Universitetit të Pekinit, z. Hao Ping në fjalimin e tij u shpreh se me zhvillimin e 80 vjetëve, universiteti është bërë një nga universitetet me profesione më të shumta, me reputacion më të lartë akademik dhe me ndikim më të madh në botë. Rektori i Universitetit të Moskës, z. Viktor Sadovnic mbajti fjalim nëpërmjet videos në emër të universitetit bashkëpunues me BFSU. Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kinë, Ali Xhahiri mbajti fjalim në emër të diplomatëve të huaj në Kinë. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit Popullor Kombëtar, z. Zhang Ye Sui mbajti fjalim në emër të ish studentëve. Dekani i Departamentit të Përkthimit, prof. Ren Wen mbajti fjalim në emër të të gjithë pedagogëve të BFSU-së.

Zv. Sekretari ekzekutiv i Komitetit të Punës së Arsimit të Pekinit, z. Zheng Ji Chun, ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Li Zhao Xing, zv. Drejtori i Komitetit të Hong Kongut, Makaos dhe Tajvanit dhe Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike, z. Qiu Yuan Ping, zv. Komisari politik i Forcave të Armatosura të Policisë Popullore të Kinës, z. Chen Jian Fei dhe të ftuar nga fusha të ndryshme si punët e jashtme, diplomatike, ekonomiko-tregtare dhe punët e gjuhëve të huaja morën pjesë në këtë ceremoni.


No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

OFFICE FOR INTERNATIONAL EXCHANGE AND COOPERATION

OFFICE OF CONFUCIUS INSTITUTES

OFFICE FOR OVERSEAS STUDENTS AFFAIRS

GENERAL ADMINISTRATION OFFICE

Copyright@BFSU.Support by ITC