Historia e Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane daton në vitet 1950. Me kalimin e fazave zhvillimore si Fakulteti i Gjuhëve Polako-Çeke, Fakulteti i Gjuhëve Polako-Çeko-Rumune, Fakulteti i Gjuhëve të Evropës Lindore dhe Fakulteti i Gjuhëve Evropiane etj., në vitin 2007 ai u riemërua zyrtarisht Fakulteti i Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane. Fakulteti vazhdon të rritet dhe të zhvillohet, duke ofruar 25 programe studimore gjuhësore. Është njësia më e plotë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të Kinës mbi gjuhët evropiane më pak të përdorura. Qendra e Studimeve të Evropës Qendrore dhe Lindore e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, e ndërtuar nga Fakulteti, është baza e kultivimit e regjistruar në Ministrinë e Arsimit për studime të vendeve individuale dhe studime rajonale. Përveç kësaj, Fakulteti është gjithashtu përgjegjës për ndërtimin e 12 qendrave të regjistruara në Ministrinë e Arsimit për studime të vendeve individuale dhe studime rajonale. Si një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të disiplinës së klasit botëror, pra disiplina e gjuhëve dhe letërsisë së huaj e BFSU-së, degët e ndryshme gjuhësore të Fakultetit punojnë dhe zhvillohen vazhdimisht. Nga viti 2019 deri në vitin 2020, Gjuha Polake, Gjuha Rumune, Gjuha Bullgare, Gjuha Shqipe, Gjuha Hungareze, Gjuha Italiane, Gjuha Çeke dhe Gjuha Suedeze u zgjodhën si 8 “kantiere të mëdha ndërtimi” të programeve universitare të klasit të parë të shtetit. Gjuha sllovake, Gjuha Greke dhe Gjuha Finlandeze, u zgjodhën si 3 “kantiere ndërtimi” të programeve universitare të klasit të parë të Pekinit.
Dega e Gjuhës Shqipe u themelua në vitin 1961 dhe ka një histori të gjatë. Dega jonë ka qenë gjithmonë i vetmi institucion mësimor dhe kërkimor në Kinë që përgatit talente të nivelit të lartë që zotërojnë gjuhën shqipe. Kjo degë ka aktualisht një sistem mësimor që mbulon tri nivele: niveli universitar, master dhe doktoraturë. Në vitin 2000 filluan të rekrutohen studentët master dhe në vitin 2014 filluan të rekrutohen studentët e doktoraturës. Struktura e stafit mësimor e kësaj dege është e fortë dhe profesionale. Ekspertë shqiptarë të fushave kulturore dhe arsimore janë punësuar këtu prej kohësh për të marrë pjesë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Aktualisht stafi përbëhet nga 1 profesore, 1 profesore e asociuar, 2 pedagoge dhe 1 eksperte e huaj. Gjatë 50 viteve të fundit, dega jonë ka përgatitur më shumë se dhjetë grupe të diplomuarish, të cilët janë aktivë në fushën e diplomacisë, tregtisë, gazetarisë, kulturës, kërkimit shkencor etj., dhe kanë dhënë kontribut pozitiv në miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes Kinës dhe Shqipërisë.