Faqja Kryesore > Lajme

Dialogu Universitar mbi Zbatimin e Paktit për të Ardhmen zhvillohet në BFSU

Updated: 2025-11-05

Më 16 tetor, u zhvillua në BFSU "Dialogu Universitar mbi Zbatimin e Paktit për të Ardhmen". Ky aktivitet u bashkë-organizua nga Universiteti i Kombeve të Bashkuara, Sistemi i OKB-së në Kinë, BFSU dhe Universiteti i Kejptaunit në Afrikën e Jugut, dhe u realizua nga Akademia e Qeverisjes Rajonale dhe Globale e BFSU-së.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë dhe mbajtën fjalime: Li Hai, Zëvendës Drejtor i Departamentit Ndërkombëtar të Ministrisë së Arsimit; Guy Ryder, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet e Politikave; Themba Kalua, Drejtor i Departamentit për Zbatimin e Paktit për të Ardhmen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së; Siddharth Chatterjee, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Kinë; dhe Wang Dinghua, sekretari i Komitetit të Partisë të BFSU-së.

Tema e këtij dialogu ishte "Zbatimi i Paktit për të Ardhmen, Përmirësimi i Qeverisjes Globale". Në takim morën pjesë përfaqësues të universiteteve nga kontinente të ndryshme, zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Jashtme, Federata e Rinisë dhe ministri e komisione të tjera përkatëse.

Gjatë konferencës u publikua zyrtarisht "Plani i Veprimit të Universiteteve për Zbatimin e Paktit për të Ardhmen".