Faqja Kryesore > Lajme

Zv.ministri i Arsimit i Malajzisë, Huang Kah He, viziton BFSU

Updated: 2025-07-01

Më 18 qershor, zëvendësministri i Arsimit i Malajzisë, Huang Kah He, zhvilloi një vizitë në BFSU. Rektori i BFSU-së dhe zëvendëssekretari i komitetit të partisë, Jia Wenjian, si dhe anëtari i përhershëm i komitetit të partisë dhe zëvendësrektori, Zhao Gang, pritën delegacionin malajzian.

Jia Wenjian prezantoi situatën e përgjithshme të universitetit në fushat e trajnimin e talenteve, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të disiplinave. Ai shpresoinëpërmjet kësaj vizite, do të forcohet bashkëpunimi me të gjitha palët malajziane duke dhënë një kontribut të ri në zhvillimin e arsimit dhe shkëmbimeve njerëzore ndërmjet të dy vendeve dhe në rajon. Huang Kah He theksoi se Ministria e Arsimit e Malajzisë i kushton rëndësi të madhe dialogut dhe bashkëpunimit me BFSU. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të zhvilluar bashkëpunim konkret në të ardhmen në fusha si: kërkimet për testimin gjuhësor, shkëmbimi i mësuesve, vizitat reciproke të studentëve dhe forumet akademike.

Më pas, delegacioni vizitoi edhe Departamentin e Gjuhës Malajzeze dhe Qendrën Kërkimore për Studimet Malajzeze në Shkollën e Studimeve Aziatike të BFSU-së.