Faqja Kryesore > Lajme

BFSU organizon festën e Vitit të Ri për pedagogët e huaj

Updated: 2025-01-19



Më 30 dhjetor 2024, universiteti organizoi një festë për nder të Vitit të Ri për pedagogët e huaj. Zhao Gang, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU, mori pjesë në aktivitet dhe mbajti një fjalim. Në festë morën pjesë më shumë se 100 persona, përfshirë pedago të huaj dhe familjet e tyre nga të gjitha fakultetet, si dhe përfaqësues të administratës dhe studentëve.

Gjatë ceremonisë, u dorëzuan çertifikata nderi për katër pedagogë të huaj që kanë dhënë mësim në BFSU për më shumë se 10 vjet. Profesorja Charassri Jiraphas (Tajlandë) nga Fakulteti Aziatik, profesori Wang Dehong (Singapor) nga Fakulteti Ndërkombëtar i Biznesit, lektori Chung Ethan Forbes (Australi) nga i njëjti fakultet dhe peidagogu japonez Matsuda Takahiro nga Fakulteti i Gjuhës Kineze u shprehën si përfaqësues të pedagogëve të çmuar.

    Pas ceremonisë, pedagogët, studentët dhe familjet e tyre bënë një performancë të shkëlqyer artistike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku pjesëmarrësit nga të gjitha anët e botës festuan së bashku fillimin e Vitit të Ri.