Faqja Kryesore > Lajme

Rektori Jia Wenjian drejton delegacion në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Algjeri

Updated: 2024-12-31

Në periudhën 14-23 dhjetor, Jia Wenjian, rektor i Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë për universitetin, drejtoi një delegacion në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Algjeri. Delegacioni vizitoi Universitetin e Princit Sultan dhe Universitetin e Princeshës Nourah bint Abdulrahman në Arabinë Saudite, Universitetin Ain Shams dhe Universitetin Badr në Egjipt, si dhe Universitetin e Tretë të Algjerit në Algjeri, me qëllim thellimindhe zgjërimin e shkëmbimeve ndëruniversitare.

Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi edhe Qendrën e Kërkimeve të Gjirit dhe Qendrën për Këmbim Njohurish dhe Kërkime në Arabinë Saudite, degën e përkthimeve të Këshillit të Lartë të Kulturës në Egjipt dhe Shoqatën e Miqësisë Algjeri-Kinë, për të forcuar bashkëpunimin me institucionet e kërkimit, qeveritë dhe organizatat jashtë vendit.

Delegacioni vizitoi gjithashtu zyrën e Huawei në Arabinë Saudite për të eksploruar mundësi punësimi. U takua me përfaqësues të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Arabinë Saudite, Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën Arabe të Egjiptit dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën Demokratike Popullore të Algjerisë për diskutime dhe shkëmbime me stafin diplomatik.

    Në fund, delegacioni vizitoi dhe përshëndeti ish studentë dhe studentët e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit që punojnë dhe studiojnë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Algjeri.