Faqja Kryesore > Lajme

Drejtuesit e BFSU-së marrin pjesë në Konferencën Botërore të Gjuhës Kineze 2024

Updated: 2024-11-30


     Konferenca Botërore e Gjuhës Kineze 2024 u mbajt në Qendrën Kombëtare të Konventave të Kinës në Pekin nga 15 deri më 17 nëntor. Me temën Ndërlidhja, Integrimi, Trashëgimia, Inovacioni, në konferencë morën pjesë rreth 2000 pjesëmarrës nga më shumë se 160 vende dhe rajone. Të pranishëm ishin përfaqësues nga autoritetet arsimore, organizatat ndërkombëtare, universitetet kineze dhe të huaja, agjencitë ndërkombëtare të promovimit të gjuhës dhe kulturës, si dhe ekspertë, studiues, përfaqësues të biznesit dhe diplomatë të huaj në Kinë. Jia Wenjian, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të universitetit he Liu Xinlu, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i universitetit, u ftuan në konferencë. Në Seminarin Tematik që përkujton 20-vjetorin e Institutit Konfuci, Jia Wenjian mbajti një fjalim të titulluar Të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të hartojmë së bashku një kapitull të ri në zhvillimin e Institutit Konfuci.