Nga 22 shtatori deri më 2 tetor, Wang Dinghua, sekretar i komitetit të partisë të BFSU-së, kryesoi një delegacion për të vizituar Shtetet e Bashkuara, Kubën dhe Panamanë. Ai mori pjesë në Forumin e Rektorëve “10+10” të universiteteve më të mira në Kinë dhe ShBA dhe mbajti fjalimin kryesor.
Gjatë vizitës, ai vizitoi gjithashtu Universitetin Northwestern, Universitetin e Çikagos, Universitetin Stony Brook, selinë e Kombeve të Bashkuara , Universitetin e Nju Jorkut, Universitetin e Kolumbisë, Universitetin Vanderbilt etj.. Gjithashtu vizitoi edhe Institutin Konfuci në Panama, Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Nju Jork, Degën e Agjencisë së Lajmeve Xinhua në Amerikën e Veriut dhe Ambasadën Kineze në Kubë duke përshëndetur të diplomuarit të BFSU-së që studiojnë dhe punojnë në këto vende.