Më 25 korrik, në qytetin Changsha të provincës Hunan, u mbajtën Forumi Popullor i 7-të Kinë-Afrikë dhe Forumi i 7-të i Liderëve të Rinj Kinë-Afrikë. Në këto forume morën pjesë më shumë se 200 njerëz, duke përfshirë figura politike, ish-politikanë, liderë politike dhe të rinj nga më shumë se 50 vende afrikane, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe thinktankeve. Në ceremoninë e hapjes ishin të ftuar Jia Wenjian, zëvendëssekretar i komitetit të partisë dhe rektor i BFSU-së, si dhe Jia Dezhong, zëvendëssekretar i komitetit të partisë.
Në ceremoninë e hapjes u publikua lista e arritjeve të “Lidhjes së Zemrave gjatë Rrugës së Mëndafshit — Programit të Partneritetit Miqësor së Popujve Kinë-Afrikë ( 2024-2026)”. Në këtë listë u përfshinë Aleanca Globale e Shërbimeve Vullnetare, e iniciuar nga BFSU, Plani për Fuqizimin Arsimor të Biznesmeneve Kineze dhe Afrikane, si dhe Kampi Rinor për Inteligjencën Artificiale, një projekt i realizuar nga BFSU në bashkëpunim me Groupin Alibaba dhe institucione të tjera.
Pasdite u mbajt një forumi paralel – Forumi Ndërkombëtar i Shërbimeve Vullnetare. Në forum, u inauguruan Aleanca Globale e Shërbimeve Vullnetare dhe Fondi Special Global për Shërbimet Vullnetare, të cilat janë iniciuar nga BFSU dhe janë bërë një ndër arritjet më të rëndësishme përfaqësuese të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e vullnetarizmit midis Kinës dhe Afrikës. Duan Guiqing, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Federatës së Shërbimit Vullnetar të Kinës, Wang Ke, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kineze për Promovimin e Shkëmbimeve Ndërkombëtare të Organizatave Joqeveritare, Yao Guiqing, nënkryetar i bordit dhe sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Kinez për Shërbimet Vullnetare, dhe Jia Wenjian, zëvendëssekretar i komitetit të partisë dhe rektori i universitetit inauguruan së bashku Aleancën Globale të Shërbimeve Vullnetare dhe Fondin Special Global për Shërbimet Vullnetare.