Më datë 23 tetor, u hap Forumi i Dytë i Arsimit Krahasues dhe Arsimit Ndërkombëtar. Ky forum quhet edhe Takimi Vjetor Akademik 2021 i Degës së Arsimit Ndërkombëtar të Shoqërisë së Arsimit të Kinës.
Morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, z. Qin Chang Wei, kryetari i Degës së Arsimit Ndërkombëtar të Shoqërisë së Arsimit të Kinës, Sekretari i parë i partisë së universitetit, z.Wang Ding Hua.
Z. Wang Ding Hua mbajti fjalimin kryesor me temën “Forcimi i ngritjes së kapaciteteve të Kinës për të marrë pjesë në qeverisjen globale të arsimit”. Ai u shpreh se për të forcuar aftësitë e Kinës në pjesëmarrjen e qeverisjen e arsimit botëror, ne duhet të fokusohemi në kultivimin e talenteve, të fokusohemi në punët këkimore, të forcojmë aftësitë për të treguar historinë e Kinës, të forcojmë shkëmbimet me institucionet ndërkombëtare, të ndërtojmë një platformë globale të qeverisjes arsimore.
Në këtë ceremoni, u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së çmimit Wen Hui, i cili është për inovacionin arsimor në rajonin Azi- Paqësore. Projekti i shkollës së Maldiveve “Shkollat pa ndalim gjatë epidemisë: Kurse video në kanalet televizive kombëtare” dhe projekti i Fondacionit i Burimit Himalaja i Nepalit “Forcimi i edukimit shkencor për të luftuar epideminë e re” fituan çmimin Wen Hui.