Nga 20 korriku deri më 7 gusht, Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit organizoi shkëmbimet e grupeve online të vitit 2021 “Gjuha kineze dhe përshtypja” për kampet verore të nxënësve të shkollave të mesme evropiane, kampet verore të studentëve dhe kampet verore “Kërkimi për stacionin Kina-Lingnan”(kinezisht-gjermanisht).
Programi i shkëmbimit të grupeve online 2021 me temën “Intensifikimi i gjuhës kineze, si dhe perceptimi kulturor kinez”, përfshin në mënyrë alternative mësimdhënien në klasa të vogla për gjuhën dhe ligjëratat për kulturën në klasa të mëdha duke kombinuar mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të regjistruar, me qëllim që studentët nga vende të ndryshme të botës të kuptojnë më mirë dhe më thellë kulturën kineze, të kuptojnë më mirë Kinën e sotme duke ngritur nivelin e gjuhës kineze. Morën pjesë 176 nxënës dhe studentë nga 11 vende, si: Rusia, Hungaria, Bullgaria, Çekia, Spanja etj.
Kampet online “Gjuha kineze dhe përshtypja” për nxënësit e shkollave të mesme evropiane dhe studentët evropiane mbulojnë kurset e gjuhës kineze, aktivitetet “Takimet e kulturës tradicionale kineze”, leksionet me tema kineze, seri videosh “Të studiojmë në Kinë”, “Të flasim për Kinën në shumë gjuhë” etj.
Kampet verore online “Kërkimi për stacionin Kina-Lingnan”(kinezisht-gjermanisht) përqëndrohen në trashëgiminë dhe zhvillimin e historisë dhe të kulturës së zonës Lingnan të Kinës duke përfshirë mësimin e gjuhës kineze, provimin e kulturës dhe ushtrime. Morën pjesë 97 studentë nga 14 vende, si: Gjermania, Luksemburgu, Portugalia, Britania etj.