Nga data 23 deri 25 mars, rektori Peng Long bëri një vizitë në Hiroshima të Japonisë me ministrin e arsimit Chen Bao Sheng për të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Lidhjes së Universiteteve të Shkëmbimit Humanitar Kinë-Japoni dhe për të nënshkruar marrëveshjen e shkëmbimit ndëruniversitar me Universitetin e Hiroshimas duke arritur rrezultate të frytshme.
Më 24 mars, u zhvillua Konferenca e dytë e Lidhjes së Universiteteve të Shkëmbimit Humanitar Kinë-Japoni në kampusin Senda të Universitetit të Hiroshimas. Në të mori pjesë dhe mbajti fjalën kryesore Ministri i Arsimit i RP të Kinës Chen Bao Sheng. Ndërsa rektori Peng Long përshëndeti në emër të lidhjes. Në këtë konferencë ishin të pranishëm 80 vetë nga 22 universitete të ndryshme.