Agjencia e lajmeve kineze CNS njofton në datën 7 shkurt se u zhvillua në Big Air Shougang turneu kualifikues i skijimit në stil të lirë për femra të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ku mori pjesë skiatorja kineze Gu Ailing veshur me kostum me dragua të artë.
Sipas intervistës, që nga viti 2019 Gu Ailing ka zgjedhur të përfaqësojë Kinën në Lojërat Olimpike, me qëllim që t’i sjellë brezit të ri kinez skijimin në stil të ri dhe të rrisë pjesëmarrjen dhe ndikimin e këtij sporti në Kinë. “Unë nuk mendoj se njerëzit ushtrojnë ndikimin e tyre ndërkombëtar pasi rriten. Sot është koha kur ne duhet të bëjmë ndryshime, kur ne duhet të bëjmë thirrje për çështjet që jemi të interesuar”, tha 18 vjeçarja.
Tani në Kinë 300 milionë njerëz kanë përjetuar sportet e akullit dhe borës. Gu Ailing tha se misioni i saj ishte promovimi i skijimit, ndarja e gëzimit dhe dashurisë së saj për sportet në natyrë... Edhe sikur të luante një rol shumë të parëndësishëm në promovim, do të ishte e kënaqur në rast se e arrinte qëllimin e saj.
Kur u pyet se si ndihej për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike për herë të parë në Kinë, Gu Ailing na shpjegoi dragoin e artë në pjesën e prapme të kostumit të saj dhe tha se ajo vetë e dizenjoi këtë kostum me elementet kineze.