Më 1 mars, Xu Jianfeng, zëvendësministër i Zyrës së Punëve me Jashtë të Komitetit Organizativ të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t vizitoi BFSU-në. Në takim mori pjesë Jia Dezhong, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU. Të dyja palët patën një diskutim mbi linjën telefonike të shërbimit shumëgjuhësh të përkthimit për Lojërat Aziatike të Hangzhou-t.
Të dyja palët patën edhe shkëmbim të thellë mbi statusin e funksionimit të Qendrës së Shërbimit Shumëgjuhësh, rekrutimin e vullnetarëve për Lojërat Aziatike dhe garantimin e shërbimeve vullnetare.
Pas takimit, Xu dhe delegacioni i tij mbikëqyri Qendrën e Shërbimit Shumëgjuhësh të Pekinit, ku bënë një vizitë në selitë e detyrave të secilës gjuhë dhe vizituan Muzeun Botëror të Gjuhës të BFSU-së.