Faqja Kryesore > Lajme

Mbahet në BFSU Simpoziumi i "Konsoritumit të Studimeve Vendore dhe Rajonale"

Updated: 2023-01-04

Më 18 dhjetor 2022, Simpoziumi i "Komunitetit të Studimeve Rajonale Globale" i fundvitit të 2022, i organizuar nga BFSU u mbajt online. Tema e simpoziumit është "Përfshirja, Ndarja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Global".


Komuniteti i Studimeve Rajonale Globale (CCAS) është iniciuar nga Aleanca Globale e Universiteteve të Studimeve të Huaja (GAFSU), një rrjet akademik ndërkombëtar i përbërë nga studiues nga 181 vende, duke mbuluar më shumë se 100 gjuhë.

Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU, si dhe drejtor i Akademisë për Studime të Avancuara në Qeverisjen Rajonale dhe Globale të BFSU; Muhammad Khalili, ish-deputet maroken dhe president i Shoqatës së Shkëmbimit të Miqësisë Marok-Kinë; Du Zhanyuan, president i Shoqatës së Përkthyesve të Kinës, mbajtën fjalimet përkatëse në ceremoninë e hapjes.

Yang Dan mbajti fjalimin kryesor me titull “Rëndësia e modernizimit të stilit kinez për botën”. Jiang Feng, sekretar i Komitetit të Partisë i Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Shangait dhe kryetar i Këshillit të Akademisë së Shangait të Qeverisjes Globale dhe Studimeve Rajonale mbajti fjalimin kryesor me titull “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm botëror kërkon një formë të re të qytetërimit njerëzor”. Velia Govaere, profesor i Universitetit të Arsimit në Distancë dhe ish-zëvendësministër i Ekonomisë i Kosta Rikës dhe Edmond Moukala, drejtor i Zyrës së UNESCO-s në Mali, gjithashtu mbajtën fjalimet kryesore. Në simpozium studiuesit kinezë dhe të huaj bënë komente të shkëlqyera mbi fjalimet e tyre kryesore, dhe diskutuan thellësisht rreth temës së simpoziumit.

Në simpozium, u publikua zyrtarisht faqja e Konsoritumit Studimeve Vendore dhe Rajonale në internet dhe në Wechat. Gjithashtu, u prezantua përmbledhja e parë e me punime që të botohet shpejt Studimet Vendore dhe Rajonale- Një Perspektivë Globale”, dhe u publikua botimi i ri Indeksi Global 2022.