Konferenca Ndërkombëtare e Edukimit të Gjuhës Kineze u mbajt në Pekin më 8 dhjetor. ,Zëvendëskryeministrja Sun Chunlan mori pjesë në ceremoninë e hapjes duke mbajtur fjalimin kryesor. Ceremonia e hapjes së konferencës u kryesua nga Ministri i Arsimit Huai Jinpeng. Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU mori pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës dhe kryesoi ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Forumit të Parë të Edukimit dhe Bashkëpunimit të Gjuhës Kineze, një nga forumet paralele të konferencës, duke mbajtur fjalimet e tij.
Tema e Forumit është "Kontakti, Komunikimi, Mirëkuptimi: Ndërtimi i Besimit dhe Bashkëpunimit përmes Gjuhëve dhe Kulturave". Forumi, me iniciativën e Qendrës për Edukimin dhe Bashkëpunimin Gjuhësor pranë Ministrisë së Arsimit, u organizua nga BFSU dhe Shtëpia Botuese FLTRP, duke u zhvilluar në formën online dhe offline. Ma Jianfei, drejtor i Qendrës për Edukimin dhe Bashkëpunimin Gjuhësor dhe Ali Obaid Al Dhaheri, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kinë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së forumit dhe mbajtën fjalime. Profesore Wen Qiufang, drejtoreshë e Institutit Xu Guozhang për Studimet e Avancuara Gjuhësore të BFSU dhe studiuese e Qendrës Kërkimore të Kinës për Gjuhët e Huaja dhe Arsimin, mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes. Më shumë se njëqind ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota dhe përfaqësues të më shumë se dhjetë institucioneve gjuhësore dhe kulturore morën pjesë në këtë forum.
Në forum u publikua “Iniciativa e Përbashkët për Shkëmbimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Gjuhëve”, e cila është iniciuar nga Qendra për Edukimin dhe Bashkëpunimin Gjuhësor, duke u përkrahur nga dhjetë institucione ndërkombëtare gjuhësore, përfshirë Këshillin Britanik.