Nga data 26 deri më 27 nëntor, u mbajt Simpoziumi i Parë Kombëtar i Kërkimit të Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja dhe Mbledhja Përgatitore e Teksteve Shkollore të Gjuhëve të Huaja. Tema e simpoziumit ishte "Kërkim mbi materialet mësimore të gjuhëve të huaja: Perspektivat globale dhe inovacionet lokale", dhe rreth 10,000 ekspertë dhe studiues në fushën mësimore të gjuhëve të huaja u mblodhën online duke diskutuar drejtimet dhe medotat kërkimore të teksteve mësimore të gjuhëve të huaja në epokën e re, për të ndihmuar ndërtimin dhe inovacionin e tyre me karakteristika kineze. Chen Mao, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Materialeve Mësimore pranë Ministrisë së Arsimit; Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU dhe Luo Xuemin, president i Istitutit Kinez për Studime Krahasuese të Gjuhës Angleze dhe Kineze morën pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila u kryesua nga Sun Youzhong, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU.
Simpoziumi përbëhet nga tre sesione: ligjëratat kryesore, seminaret e ndara dhe prezantimet në grup. Ekspertë dhe studiues nga brenda dhe jashtë vendit shpalosën njohuritë e tyre mbi hartimin, përdorimin dhe vlerësimin e teksteve mësimore të gjuhëve të huaja në shkolla (profesionale) dhe universitete. Studiuesit gjithashtu shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me përmbajtjen kulturore ideologjike dhe politike të teksteve mësimore; përfshirjen e serisë “Të kuptojmë Kinën Bashkëkohore” në klasë; hartimin e teksteve mësimore të gjuhëve të huaja; zhvillimin e karierës së mësuesve etj.