Më 23 tetor 2022, takimi inagurues i "Komunitetit të Studimeve Rajonale të Kinës" u mbajt në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit.
Studimet Rajonale është një nga ndërdisiplinat e nivelit të parë që sapo ka krijuar Kina. BFSU, së bashku me disa universitete në të gjithë Kinën, ka marrë iniciativën për të krijuar "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës", në mënyrë që të promovohet ndërtimi dhe zhvillimi i disiplinës së studimeve rajonale, të ndërtohen sistemet tona të veçanta, të kërkohet formimi i talenteve për studimet rajonale dhe qeverisjen globale, si dhe të rritet aftësia e tyre në dobi të shtetit dhe shoqërisë.
Pjesë e takimit online ishin Yu Hongjun, ish-zëvendësministër i Departamentit të Ndërlidhjes Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të CPC, Liu Wei, ish-rektor i Universitetit Renmin të Kinës, Tan Fangzheng, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Shkencave Sociale pranë Ministrisë së Arsimit, Jia Peng, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Arsimit, Wang Dinghua, kryetar i Partisë i BFSU, Yang Dan, rektor i BFSU, Jia Wenjian dhe Zhao Gang, zëvendësrektorë të BFSU. Morën pjesë edhe drejtues dhe kolegë akademikë nga më shumë se 30 universitete, duke përfshirë Universitetin e Pekinit, Universitetin Tsinghua, Universitetin Fudan, Universitetin Ndërkombëtar të Biznesit dhe Ekonomisë, Universitetin e Shkencave Politike dhe Drejtësisë të Kinës, Akademinë e Shkencave Sociale të Kinës, Universitetin Normal Verilindor, Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare Sichuan, dhe Universitetin Xinjiang.
Yu Hongjun, Liu Wei, Tan Fangzheng, Jia Peng, Wang Dinghua dhe Yang Dan së bashku bënë përurimin për "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës". Prof. Li Youwen, zëvendësdekane e Institutit për Studime të Avancuara të Qeverisjes Rajonale dhe Globale të BFSU, lexoi propozimin për "Komunitetin e Studimeve Rajonale të Kinës". Ky takim u mbajt nga rektori Yang Dan.
Gjatë diskutimit mbi ndërtimin e studimeve rajonale që u kryesua nga Jia Wenjian, drejtues të universiteteve dhe studiues shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi ndërtimin e kësaj disipline. Yang Dan mbajti fjalimin kryesor të titulluar “Përdorimi i Komunitetit për t’i bërë ballë sfidave të zhvillimit të Studimeve Rajonale”.