Faqja Kryesore > Lajme

Një sërë projektesh të BFSU të Fondit Kombëtar të Shkencave Sociale u vlerësuan si të shkëlqyera

Updated: 2022-10-26

Në vitin 2022, një sërë projektesh të Fondit Kombëtar të Shkencave Sociale që BFSU aplikoi përfunduan me sukses, siç u publikua nga Zyra Kombëtare e Planifikimit të Filozofisë dhe Shkencave Sociale. Midis tyre, projekti kryesor Interpretimi dhe zbatimi i standardeve kombëtare për cilësinë e mësimdhënies universitare të diplomave të gjuhëve të huaja”, i kryesuar nga prof. Sun Youzhong, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU; projekti kryesor "Marrëdhëniet midis dallimeve të tipareve kohore dhe hapësinore angleze- kineze dhe përvetësimit gjuhës së dytë angleze- kineze" i kryesuar nga prof. Wang Wenbin, drejtor i Qendrës Kërkimore të Gjuhëve të Huaja dhe Arsimit, si dhe projekti për Të Rrinjtë "Studim mbi marrëdhëniet letrare kineze dhe polake" i kryesuar nga profesorja e asociuar Li Yinan, drejtoreshë e Katedrës së Gjuhës Polake pranë Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane, u vlerësuan "Shkëlqyeshëm". Këtë vit, 37.5% projekteve të BFSU ka përfunduar me "Shkëlqyeshëm".