
Më 26 shtator, Zonja e Parë e Republikës Arabe Siriane, znj. Asma al-Assad, vizitoi BFSU-në. Ajo mbajti një fjalim në Sallën Ndërkombëtare të Konferencave në Shkollën e Gjuhës Arabe, duke biseduar me më shumë se 40 të ftuar kinezë dhe të huaj nga ambasada, universitete, institucione kërkimore, si dhe studentë dhe pedagogë të BFSU-së. Jia Wenjian, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë Komuniste dhe zëvendësrektor i BFSU-së mori pjesë në këtë aktivitet dhe mbajti një fjalim.