Faqja Kryesore > Lajme

BFSU bashkë-organizon Forumin e Komunikimit Ndërkombëtar të Kulturës Kineze 2023

Updated: 2023-10-16


Më 22 shtator, u mbajt në Pekin Forumi i Komunikimit Ndërkombëtar të Kulturës Kineze 2023 i bashkë-organizuar nga BFSU, Botimet Ndërkombëtare e Kinës dhe Instituti i Kulturës Kineze.

   Tema e forumit ishte Praktikimi aktiv i iniciativave të civilizimit global dhe nxitja e përbashkët e zhvillimit dhe përparimit të qytetërimit njerëzor. Rreth 400 ekspertë dhe profesionistë të njohur kinezë dhe të huaj të fushës së filozofi, kulturës dhe komunikimit ndërkombëtar morën pjesë në këtë forum. Yang Dan, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë i BFSU-së mori pjesë në ceremoninë e hapjes duke mbajtur një fjalim.