Nga data 16 deri më 23 prill, Jia Wenjian, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU-së, kryesoi një delegacion për të vizituar Çekinë dhe Italinë. Ai vizitoi Universitetin Palacki të Çekisë duke firmosur marrëveshjet mbi bashkëndërtimin e Institutit Konfuci. Gjatë vizitës në Kolegjin Moravian të Biznesit, u diskutua bashkëpunimi ndëruniversitar. Gjatë vizitës në Institutin Konfuci të Universitetit të Romës dhe Klasën Konfuci në Shkollën Kombëtare të Rezidencës në Romë, morën pjesë në aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare Kineze dhe diskutuan situatën e studentëve italianë që vijnë në Kinë për kampe verore. Kur vizituan Universitetin Oriental të Napolit, zbatuan projektet e realizuara nga të dy universitetet dhe zgjeruan drejtime të reja bashkëpunimi. Jia, me delegacionin e tij gjithashtu, bëri një vizitë në Ambasadën kineze në Çeki dhe Ambasadën kineze në Itali, ku zhvilluan takime me stafin e ambasadës dhe vizituan alumni dhe studentë të BFSU-së në Itali.