Faqja Kryesore > Lajme

Botohet Fjalori Kinezisht-Tibetianisht-Anglisht i Shkencave Sociale

Updated: 2023-04-27

Më 9 prill, Fjalori Kinezisht-Tibetianisht-Anglisht i Shkencave Sociale, një projekt i madh themelor në kërkimin e shkencave sociale për Rajonin Autonom të Tibetit, u publikua nga Qendra e Studimeve Tibetologjike e Kis, në një promovim librash të organizuar bashkërisht nga BFSU dhe Shtypi Tregtar në Pekin.


Përpiluar bashkërisht nga ekspertë nga Universiteti Tibetian, BFSU dhe Universiteti Jugperëndimor i Financave dhe Ekonomisë, fjalori është një projekt themelor kryesor për kërkimin e shkencave sociale për Tibetin. Ky fjalor ësh kryeredaktuar nga Yang Dan, i cili ka qenë i grupit të tetë të dërguar për të ndihmuar Tibetin nga Departamenti i Organizimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe është rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së. Ky është fjalori i parë gjithëpërfshirës i shkencave shoqërore i përpiluar në formën tregjuhëshe kineze, tibetiane dhe angleze. Shumica e fjalëve të disiplinave, si gjuhësisë, artit, arkeologjisë, etj., janë futur dhe janë përkthyer në tibetianisht për herë të parë, gjë që ka një vlerë akademike krijuese. Fjalori përbëhet gjithsej nga 21 vëllime duke përmbajtur më shumë se 45 000 fjalë.