Më 31 maj, u mbajt mbledhja për të nxitur “Planin e Bashkëpunimit të 100 Universiteteve Kinë-Afrikë” në BFSU. Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së dhe drejtor ekzekutiv nga pala kinez i “Mekanizmit të Shkëmbimit të Aleancës Universitare Kinë-Afrikë”, Zhang Daliang, zëvendëskryetar i Shoqatës Kineze për Arsimin e Lartë, dhe Jiang Yunliang, sekretar i Komitetit të Partisë të Universitetit Normal të Zhejiang dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv kinez i “Mekanizmit të Shkëmbimit të Aleancës Universitare Kinë-Afrikë”, morën pjesë në mbledhje dhe mbajtën fjalime. Olusola Oyewole, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Universiteteve Afrikane, mbajti një fjalim online. Në mbledhje morën pjesë më shumë se 150 përfaqësues të universiteteve anëtare.
Në mbledhjen e pasdites, universitetet kineze të përzgjedhura për këtë plan, bënë një raport mbi idetë e tyre të punës. Wang Dinghua bëri përmbledhje për këtë mbledhje.
“Plani i Bashkëpunimit të 100 universiteteve Kinë-Afrikë” është nismë e rëndësishme për të zbatuar “Planin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë për Kualifikimin e Talenteve” të propozuar nga Presidenti Xi Jinping në Dialogun e Johanesburgut midis Kinës dhe liderëve afrikanë në vitin 2023. Në gusht 2023, u krijua Sekretariati i “Mekanizmit të Shkëmbimit të Aleancës Universitare Kinë-Afrikë”në BFSU, i cili gjithashtu u bë me sukses anëtar i tij.