Faqja Kryesore > Lajme

Ministri i Arsimit të Bjellorusisë viziton BFSU

Updated: 2024-05-31

Më 20 maj, ministri i Arsimit i Bjellorusisë, Andrei Ivanets, kryesoi delegacion për vizitë në BFSU. Jia Wenjian, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit partisë BFSU-së, bashku me Zhao Gang, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor u takuan me delegacionin. Të dyja palët biseduan për shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin në arsim midis Kinës dhe Bjellorusisë. Xi Ru, inspektore e nivelit të dytë e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Shkëmbimeve të Ministrisë së Arsimit të Kinës, mori pjesë në aktivitet.

Pas takimit, studentët nga Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Ruse i BFSU-së paraqitën performancë të shkëlqyer duke përfshirë recitime të poezive bjelloruse dhe shfaqje me vegël muzikore tradicionale kineze, duke demonstruar arritjet mësimore të stutentëve që ndjekin programin e kombinuar të gjuhës ruse dhe bjelloruse. Mjedisi ishte i ngrohtë dhe i përzemërt. Gjithashtu, delegacioni vizitoi Qendrën Kërkimore të Bjellorusisë të universitetit, ku vlerësuan lart arritjet e Qendrës ndër vite dhe u angazhuan në shkëmbime dhe ndërveprime të përzemërta me pedagogët dhe studentët.