Më 29 prill, Clifton Grima, Ministri i Arsimit, Sportit, Rinisë, Kërkimit dhe Inovacionit i Maltës, vizitoi BFSU. Jia Wenjian, rektor dhe zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së, dhe Zhao Gang, anëtar i përhershëm i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU-së, pritën delegacionin e ministrit Grima.
Grima mbajti një fjalim me temë “Zhvillimi i gjithanshëm i talenteve të reja” dhe iu përgjigj pyetjeve të pedagogëve dhe studentëve mbi veçoritë e sistemit të arsimit të lartë të Maltës, fuqizimin e të rinjve, edukimin dhe inovacionin, si dhe zhvillimin e integruar të sportit etj. Para fjalimit, studentët e kursit të gjuhës malteze kënduan këngën malteze “Xemx” (Dielli), e cila u vlerësua shumë nga të ftuarit. Delegacioni gjithashtu vizitoi Muzeun e Gjuhëve Botërore të BFSU-së.