Më 30 mars pasdite, gjatë pjesëmarrjes në Takimin e Gjashtë të Mekanizmit të Dialogut të Nivelit të Lartë Për Shkëmbimet Njerëzore Kinë-BE komisionerja e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Iliana Ivanova, vizitoi BFSU.

Në aktivitet ishin të pranishëm Chen Jie, anëtar i grupit udhëheqës të Ministrisë së Arsimit të Kinës dhe zv-ministër, Yang Dan, drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Arsimit, si dhe Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë të BFSU-së. Ceremonia e mirëpritjes u drejtua nga Jia Wenjian, zëvendëssekretar i Komitetit të Partisë dhe zëvendësrektor i BFSU-së.
Në ceremoninë e mirëpritjes, zv-ministri Chen Jie dhe përfaqësues të tjerë u dhuruan librat “Ëndërr në Pallatin e Kuq” në gjuhën bullgare, “Kulturën Kineze” në spanjisht dhe “Hyrjen në të folurit e gjuhës daneze” komisioneres Ivanovë, shefit të delegacionit të BE-së në Kinë Tuo Yaohui dhe drejtores së përgjithshme për Arsim dhe Kulturë të Komisionit Evropian Pia Hansen Wang Dinghua dhe Komisionerja Ivanova.mbajtën përkatësisht fjalimet.
Pas ceremonisë, Ivanova dhe delegacioni i saj vizituan Kadetrën e Gjuhës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane të BFSU-së, ku ata kërkuan detaje rreth zhvillimit të programeve të gjuhës bullgare dhe gjuhëve të tjera të BE-së.
Pastaj në kampus Delegacioni vizitoi Kopshtin e Miqësisë BE-Kinë, i cili u inaugurua në vitin 2015, duke dëshmuar shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe BE-së.