Faqja Kryesore > Lajme

BFSU-ja studion dhe vendos punën për semestrin e pranverës 2024

Updated: 2024-03-07

Më 28 shkurt 2024, në Sallën e Konferencave Ndërkombëtare të Ndërtesës Arabe u mbajt mbledhja e caktimit të punës për semestrin pranveror 2024 të BFSU-së.


Wang Dinghua, sekretar i Komitetit të Partisë i BFSU-së, bëri shtrirje gjithëpërfshirëse të punës në vitin 2024 nga dhjetë aspekte. Së pari, ndërtohet universiteti përmes vlerësimit. Së dyti, planifikohet zhvillimi afatgjatë i disiplinave. Së treti, përmirësohet ndërtimi i nismës Klasit Botëror Dyfishtë. Së katërti, bashkërendohen për ndërtimin e partisë dhe edukimin ideologjik e politik. Së pesti, kualifikohen talente nga ana morale përmes pesë dimensioneve të edukimit. Së gjashti, zgjedhen talente të shkëlqyera rezervë për ekipin e kuadrove, së shtati, rmirësohet organizimi dhe integrohen burimet njerëzore, teti, ngrihet niveli i qeverisjes duke mësuar vazhdimisht. Së nënti, forcohen komunikimi dhe shkëmbimet me jash, dhe së dhjeti, sigurohet mirëmbajtja mësimore dhe çohet përpara me këmbëngulje.

    Në shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Wang Dinghua vuri në dukje se ne duhet të japim kontribut në mënyrë aktive hapjen e arsimit ndaj botës dhe të bëjmë plane të përgjithshme për dy drejtime të ndryshme futjen dhe daljen. Gjithashtu, ne duhet të zgjerojmë më tej mundësitë e reja të bashkëpunimit jashtë shtetit dhe të nxisim vazhdimisht bashkëpunimin me 200 universitetet më të mira në renditjen globale të QS-it dhe universitetet e klasit të parë në vendet me gjuhë pakpërdorura. Më tej, Wang tha se është e nevojshme të përmirësojmë regjistrimin dhe trajnimin e studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në Kinë, të koordinojmë ndërtimin e një sistemi pune rekrutim-trajnim-punësim për studentët kinezë dhe të huaj, të rinovojmë mekanizmin e studimit dhe menaxhimin e regjistrimit për ta për të rritur reputacionin e StudimitBFSU”.