Dhurimet

1 (3)

Biblioteka e BFSU-së, e cila është një godinë përfaqësuese e universitetit, ka një sipërfaqe totale ndërtimi deri në 23,000 m2 dhe përgjithësisht 6 kate. Muri i saj zbukurues jashtë derës është e stolisur me fjalën “bibliotekë” në 55 gjuhë të ndryshme, duke simbolizuar veçorinë kultulore dhe vëzhgimin ndërkombëtar të BFSU-së. Çatia prej xhami që mbizotëron sallën është dekoruar me shkronja dhe fjalë, gjë që krijon një det njohurish kur rrezet e diellit shkëlqejnë nga sipër. Në mes të sallës, shkallët mund t’ju çojnë deri në një “mal të librave”, duke konkretizuar thënien e njohur kineze “Rrugën brenda dijes e gjen përmes përpjekjesh”. Me forma të larmishme ndërtimi dhe hapësirë të gjerë, e gjithë biblioteka demonstron plotësisht idenë e hapjes në menaxhimin modern të bibliotekës së sotme dhe harmoninë midis studentëve dhe librave.

_MG_6879 副本

Në bibliotekë ka mbi 1.264 millilonë libra të shtypur, mbi 482 mijë libra elektronikë, 1,174 revista dhe 56 baza të të dhënave në gjuhën kineze e të huajat, të cilat kryesisht përfshijnë gjuhën, letërsinë dhe kulturën. Viteve të fundit, së bashku me zhvillmin e lëndëve të unversitetit tonë, edhe sisteme koleksionesh të tjera janë ndërtuar, duke përfshirë ligjin, diplomacinë, ekonominë, gazetari dhe menaxhimin etj.

_MG_6921 副本

Përveç 2,000 e më shumë vendeve dhe 18 dhomash studimi, biblioteka ka edhe dhoma për takime, leksione, ekspozita dhe një kafene. Këtu ju ofrohet një vend jo vetëm për të fituar njohuri, por edhe për të dëgjuar e komunikuar me njëri-tjetrin. Ky është mishërimi i konceptit të bibliotekës për t’u ofruar lexuesve shërbime përkatëse. Biblioteka ofron vetë-shërbimin e depozitave 24-orëshe të librave dhe të objekteve të tjera për printimin, fotokopjen, skanimin, huamarrjen e kthimin, si dhe sistemin e shpërndarjes së informacionit që mund të shihet kudo. Në të njëjtën kohë, objektet e multimedies jo vetëm ju ofrojnë përvojë leximi me skenë, por edhe ju ndihmojnë të stimuloni aftësinë tuaj të risisë. Biblioteka shfrytëzon menaxhimin e kompjuterizuar duke paraqitur përparësinë e saj, në mënyrë që t’i përshtatet zhvillimit të shpejtë të epokës ekonomike të bazuar në njohuri.

1DX_2813

Me koleksionet e saj të pasura, ambientin e rehatshëm, idenë e shërbimit njerëzor dhe objektet moderne, biblioteka e BFSU-së ka qenë zgjedhja e parë për pedagogët dhe studentët për të studiuar dhe komunikuar me njëri-tjetrin.

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089