Alumni

 

Pas 74 vitesh që nga themelimi, BFSU ka përgatitur mbi 90,000 profesionistë të kualifikuar me aftësi gjuhësore që kanë qenë aktivë në sektorët diplomatikë, ushtarakë, ligjorë, financiarë, të biznesit, të medias dhe të arsimit të Kinës. Shoqata e Ish-Studentëve Alumni synon të konsolidojë lidhjet midis universitetit dhe të diplomuarve, si dhe lidhjet midis të diplomuarve tanë, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin dhe të informohen për gjërat e ndodhura në BFSU.

Në prill 2006 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Xiamen.
Në maj 2005 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Shangai.
Në prill 2007 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Makao.
Në qeshor 2008 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Yunnan.
Në dhjetor 2012 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në CBD, Pekin.
Në dhjetor 201 u themelua zyrtarisht Shoqata e Ish-Studentëve Alumni e BFSU- së.
Në janar 2014  u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Francë.
Në dhjetor 2014  u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Guangdong.
Në prill 2015 u themelua Shoqata Alumni e BFSU- së në Hong Kong.
Në maj 2015  u themelua Shoqata Alumni e BFSU-së në Amerikën Veriore.
Në gjysmën e parë të vitit 2015 u themeluan pikat e kontaktit për të diplomuarit e BFSU- së në organizata, si në Minisitrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë, Agjencinë e Lajmeve Xinhua, Televizionin Qendror të Kinës, Gazetën China Daily dhe Radion e Jashtme të Kinës, si dhe komunitete të veçanta të ndërmarrësve.

Besohet se “mund të gjeni një të diplomuar të BFSU-së kudo që fluturon Flamuri Kinez në këtë botë”. Ne presim të gjithë të diplomuarit të marrin pjesë në zhvillmin e Shoqatës tonë. Shpresojmë të vijë një ditë kur të diplomuarit të gjejnë një vend si shtëpi kudo që të jenë dhe të ndjejnë dashuri dhe kujdes nga universiteti ynë. Shpresojmë se çdo i diplomuar mund të gjejë shoqatën tonë kudo që të jetë për të ndjerë vëmendjen dhe dashurinë e universitetit ndaj tij. Do të jemi pranë jush kudo që të shkoni!

Zyra e Alumnisë: http://xyh.bfsu.edu.cn/

 

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

Office for International Exchange and Cooperation

0086-10-88816715
ieco@bfsu.edu.cn
Office for Overseas Students Affairs

0086-10-88816549/0671/6424
wsclxb@bfsu.edu.cn
Office of Confucius Institutes

0086-10-88816540
kongzi@bfsu.edu.cn
General Administration Office

0086-10-88816215
bwxzb@bfsu.edu.cn