Introduction

Academic Timetable

Degree Programs

App&Admission

Accomodation

Admission Tuition

Semestrat

Viti akademik ndahet në dy semetra, semestri i vjeshtës dhe semestri i pranverës. Semestri i vjeshtës është semestri i parë, zakonisht nga fillim të shtatorit deri në mes të janarit, ndërsa semestri i pranverës nga fundi i shkurtit deri në mes të korrikut. Pushimet verore zgjasin gati dy muaj, në korrik dhe gusht, ndërsa pushimet dimërore janë më të shkurtra, zakonisht rreth 4 javë (gjatë kësaj periudhe është edhe viti i ri kinez). Në pushimet verore dhe dimërore ka kurse për gjuhën kineze.

Programet BA, MA dhe Ph.D.

1. Arsimi universitar 4 vjeçar kurorëzohet me diplomë BA, nëse studenti mbaron me sukses të gjitha studimet dhe mbron tezën e diplomës.

2. Arsimi për MA zgjat 2 ose 3 vjet, varet nga studimet specifike të studentëve. Studentëve që mbarojnë studimet dhe mbrojnë tezat e tyre me sukses u jepet diploma MA.

3. Arsimi i doktoraturës zgjat 3 vjet dhe kurorëzohet me titullin doktor kur studenti mbaron të gjitha kërkesat me sukses.

Kurse trajnimi

1.Ata që vijnë për specializim mund të qëndrojnë gjysmë viti deri një vit, dhe sipas kërkesës mund të zgjatet qëndrimi. Kur mbaron me sukses, ai ose ajo merr çertifikatë për studimet e kryera.

2.Kurse të shkurtra zgjatin 3 deri 8 javë, në pushimet verore ose dimërore. Përveç mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze, studentët do të vizitojnë Pekinin, një herë në javë. Jepen çertifika përkatëse pas studimeve.

Aplikimi dhe pranimi

1. Aplikimi: të interesuarit mund të aplikojnë për semestrin e vjeshtës në mes të prillit (deri në mes të qershorti) dhe për semestrin e pranverës në mes të tetorit (deri në mes të janarit) në uebfaqen http://study.bfsu.edu.cn. Duhet të kenë gati pasaportat dhe dokumente të tjera kur aplikojnë. Do të njoftohen nëse mungojnë materiale të duhura. Ka mundësi që të kërkohet që të marrin provimin përkatës. Mund të ndjekin proçedurën e aplikimit në uebfaqen.

2. Pranimi: kur studenti pranohet, ai do të njoftohet për të filluar proçedurat e ardhjes në Kinë, përfshi formularin e vizës JW202, etj. Kjo periudhë do të zgjatë së paku 4-5 javë.

 

Akomodimi

Studentë të huaj zakonisht banojnë në kampus, sipas kërkesës dhe kushteve do të banojnë në konvikte me kushte të ndryshme.

Nëse ju nuk doni të banoni në kampus, duhet të keni rënë dakord me pronarin e banesës dhe pas ardhjes në Kinë duhet të shkoni bashkë me pronarin e banesës në polici për të njoftuar. Kur regjistroheni në shkollë dhe kur aplikoni për lejen e qëndrimit, duhet të tregoni çertifikatën e dhënë nga policia.
Pagesat 

Qëllimet e studimit

Programe

Pagesë shkollimi

Pagesë regjistrimi

Për BA, MA os Ph.D.
Studime për gjuhën kineze Program universitar për BA 12150 yuan/semestër

22150 yuan/viti shkollor

400 yuan
Program pasuniversitar për MA 27000 yuan/viti shkollor 800 yuan
Studime jo për gjuhën kineze Program universitar për BA 26000 yuan/viti shkollor 800 yuan
Program pasuniversitar për MA 27150 yuan/viti shkollor 800 yuan
Program pasuniversitar për Ph.D. 30000 yuan/viti shkollor 800 yuan
Program pasuniversitar për Ph.D. 34000 yuan/viti shkollor 800 yuan
Jo për BA, MA ose Ph.D.  Program trajnimi
Kurset për gjuhën kineze 11150 yuan/semestër

21150 yuan/viti shkollor

400  yuan

welcome to our bfsu

online registration

it doesn't take a genius to start and also can become the best person

click here

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089