about bfsu

Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit ndodhet në Distriktin Haidian, në veri të Unazës së Tretë. Oborri i Universitetit ndahet në dy pjesë, në lindje të Unazës së Tretë dhe perëndim të Unazës së Tretë. Është universiteti që varet direkt nga Ministria e Arsimit. Duke pasur statusin si universiteti i Platformës 985 (Platforma e shtetit për zhvillimin e disiplinave akademike me prioritet) dhe universiteti i Projektit 211 (Projekti për 100 universitetet më të rëndësishme kineze në shekullin 21-të), radhitet si një nga universitetet më të rëndësishme në Kinë. Si universitet i tipit të studimeve për të huajt për përgatitje të të gjitha niveleve (të nivelit universitar, pasuniversitar dhe doktorature), BFSU-ja ka historinë më të gjatë dhe numrin më të madh të programeve të gjuhëve të huaja.

Kur u krijua në vitin 1941, BFSU ishte Brigada e Rusishtes në Kampusin e Tretë të universitetit të atëhershëm me emrin Universiteti Ushtarak dhe Politik kundër Pushimit Japonez, në bazë të të cilës u zhvillua dhe u bë Shkolla e Gjuhëve të Huaja e Yan’an-it, që udhëhiqej direkt nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Kinës. Pas themelimit të Kinës së Re, shkolla kaloi nën udhëheqje të Ministrisë së Jashtme. Në vitin 1954, Shkolla u riemërua si Insituti i Gjuhëve të Huaja, i cili u zgjerua duke u bashkuar me Institutin e Rusishtes të Pekinit më 1959. Në vitin 1980, Instituti u vu nën varësi të Ministrisë së Arsimit dhe në vitin 1994 mori emrin e tanishëm. BFSU-ja ka 67 programe të gjuhëve të huaja dhe është e kualifikuar për dhënien e doktoraturës në disiplinat si gjuhë dhe letërsi e huaj, gjuhë dhe letërsi kineze, gazetari dhe komunikacion, shkenca politike, drejtësia, menaxhimi, inxhinieria, etj.

Gjatë historisë së saj 74 vjeçare, BFSU-ja është zhvilluar në bazë të nevojave së shtetit, duke formuar karakteristikat e saj si universitet i veçantë për elitën e punëve me jashtë. Motoja e BFSU-së është “të mësojmë me mendje të hapur duke i shërbyer një çështjeje të shenjtë”. Si bazë e rëndësishme e përgatitjes së punjonjësve të cilësisë së lartë në fushat diplomatike, ekonomike, juridike, financiare etj, BFSU ka nxjerrë më shumë se 90,000 të diplomuar të shkëlqyer. Duke marrë vetëm Minitrinë e Jashtme si shembull, sipas statistikave jo të plota, nga BFSU-ja kanë dalë më shumë se 400 ambasadorë dhe më shumë se 1000 këshilltarë, çka i jep BFSU-së famë si djepi i diplomatëve.

 

 

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089