Rektori Peng Long mori pjesë në konferencën e katërt të Mekanizmit të Shkëmbimit Njerëzor të Nivelit të Lartë

Paraditen e datës 24 nëntor, u zhvillua Konferenca e katërt e Mekanizmit të Shkëmbimit Njerëzor të Nivelit të Lartë Kinë-Francë. Zëvendëskryeministrja e Këshillit të Shtetit, Liu Yandong dhe Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian kryesuan së bashku këtë konferencë dhe aktivitetet përkatëse. Rektori Peng Long mori pjesë në këtë konferencë dhe në ceremoninë e dhënies së çmimit të konkurrencës në frëngjisht që organizohet për herë të parë nga Rjeti i Televizionit Global i Kinës.
Gjatë konferencës, Liu Yan Dong dhe Jean-Yves Le Drian nënshkruan Deklaratën e Përpashkët duke qenë dëshmitarë edhe në nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve të tjera të lidhura me fushën e shkëmbimit njerëzor, në të cilat përfshihen ndërtimi i bashkëpunimit mes Selisë së Institutit Konfuci dhe Shkollës së Bisnesit Evropian të Parisit. Sipas marrëveshjes BFSU-ja do të organizojë dhe do të përgjigjet për Institutin Konfuci të Biznesit të ESCP-it.
Në ceremoninë e dhënies së çmimeve, Liu dhe Jean-Yves Le Drian dhanë së bashku mendaljen e parë për fituesin, të diplomuarin e vitit 2015, Zhang Bi Si. Si një ngajrje e rëndësishme e Mekanizmit të Shkëmbimit Njerëzor të Nivelit të Lartë Kinë-Francë, Konkurrenca në gjuhën frënge ka qenë dhe po bëhet një aktivitet i kinezëve frëngjishtfolës në gjithë botën, me qëllim që të mbledhë dhe mbështesë njërëz të talentuar frëngjishtfolës (frankfonë) duke nxitur shkëmbimet kulturore dhe miqësinë mes Kinës dhe Shteteve ku flitet frëngjisht. Përveç Zhang Bi Chen-it, studenti i vitit 2016, Zhang Shu Ven zuri vendin e pestë dhe Ma Fang Rong, i diplomuari i vitit 2015 në degën e përkthimit, vendin e tetë.

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089

Office for International Exchange and Cooperation

0086-10-88816715
[email protected]
Office for Overseas Students Affairs

0086-10-88816549/0671/6424
[email protected]
Office of Confucius Institutes

0086-10-88816540
[email protected]
General Administration Office

0086-10-88816215
[email protected]