Dy nga disiplinat e BFSU-së renditen në 100 më të mirat e listës së QS-së duke zënë vendin e parë midis universiteteve të Kinës

Më 8 mars, baza Quacquarelli Symonds Limited e Londrës lëshoi listën QS të renditjes Botërore të subjekteve mësimore 2017. Kjo listë mbulon në përgjithësi 46 disiplina të pëzgjedhura nga universitetet më të mira. Kjo renditje fokusohet në katër shtylla kryesore: kërkim shkencor, mësimdhënie, punësim dhe ndërkombëtarizim. Ky është rezultat i përgjigjeve nga rreth 305.000 ekspertë akademikë, 194,000 punëdhënës të nivelit të lartë, si dhe nga analizat e 43 milionë të dhënave të publikimeve akademike dhe e 185 milionë thënieve të Scopus-it, të një periudhe pesëvjeçare. Dy disiplina të BFSU-së, gjuhësia dhe gjuhësia moderne u futën në renditjen e 100 të parave të botës duke zënë vendin 51-100, ndëkohë që literatura dhe gjuhësia angleze zinin vendin 201-250.

No.2 North Xisanhuan Road, Beijing, P.R. China 100089